Jetojnë në kamion, historia e familjes nga Shullazi

Ndodhemi në fshatin Shullaz të Kurbinit, një zonë ku varfëria duket se është ulur këmbëryq mes banorëve të zonës. E tillë është familja e 55- vjeçarit Sadik Jahja, i cili vuan mungesën e një shtëpie, mungesën e një punë, apo të ilaçeve kur ka shqetësime shëndetësore, si për vete, ashtu edhe për fëmijët e tij.
55-vjeçari jeton në kushte tepër të vështira ekonomike, ndërsa ai thotë se në vend të një shtëpie normale ka shfrytëzuar skeletin e një kamioni, për të jetuar. Ai thotë se është një nga nismëtarët e parë të formimit të Partisë Demokratike në Kurbin dhe njihet si i përndjekur politik në vitet e komuznizmit, por teksa flet duket sikur ka humbur çdo shpresë për të jetuar.
55-vjeçari kërkon nga instancat shtetërore një mbështetje ekonomike, pasi nuk asnjë të ardhur qoftë edhe për bukën e gojës. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën edhe të pushtetit lokal, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.