E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trofta e mori diplomën për një vit, dha 29 provime në gjuhën shqipe

Share

Nuk di të sosur ironia e medias italiane me faktin se djali i ish- liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri.

Në dosjen me emrin Familja, hetuesit kanë gjetur diplomën e Renzo Bossi-t, marrë në universitetin Kristal në Tiranë.

Janë me qindra shkrime në mediat italiane, ngarkuar me ironi e me fakte, që në Shqipëri nuk është se tronditin shumëkënd duke njohur cilësinë e universiteteve.

Renzo Bossi rezulton se nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri, megjithatë për pak më shumë se një vit ka marrë një diplomë me nota të shkëlqyera në menaxhim- biznes.

180 kredite duhej të merrte Enzo Bossi tek Kristali. Dhe ia ka dalë ti marrë duke thënë 29 provime, të gjitha në gjuhën shqipe.

I ashtuquajturi Trofta për shkak se vetëm në moshën 21 vjeçare ka mbaruar maturën, është një gjeni në Shqipëri.

Në korrik 2009 mbaron maturën, në shtator 2010 merr diplomën në Shqipëri.

Mediat italiane tallen edhe me faktin se në vendin me më pak se tre milion banorë ka 58 universitete private. Të na rrojnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›