E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes nga dielli, mund të sjellë kancerin e lëkurës

Përballë dëshirës për të marrë sa më shumë rreze dielli përgjatë verës, qëndron risku i kancerit të lëkurës nga ekspozimi në diell. Mjekët dermatologë thonë se më afër këtij risku janë personat që kanë lëkurë të celët, ata që kanë në familje persona me melanoma dhe ekspozohen në diell për një kohë të gjatë.

Mjaft të rriskuar ndaj rrezeve të diellit janë personat që kanë nishanë, të cilët duhet të tregojnë një kujdes të vecantë. Në të shumtën e rasteve, sëmundjet e lëkurës neglizhiohen nga qytetarët sepse sensibilizimi ndaj këtij risku është i ulët. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se rastet e melanomas po shtohen gjithnjë e më tepër.
 

Autoritet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë të munden rrezatimin diellor, i cili është edhe shkaku kryesor i sëmundjeve të tilla kancerogjene.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›