E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET, konferencë për sfidat e arsimit privat në Shqipëri

Përfaqësuesit e gjimnazeve private kanë qene pjesë e një tryeze të rrumbulakët të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës ku kanë propozuar zgjidhje mbi sfidat e sektorit privat të arsimit në Shqipëri rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë.
 

Rektori i UET Tonin Gjuraj shprehet se përmirësimi i cilësisë është i domosdoshëm për harmoninë mes gjimnazeve dhe universiteteve.
Gjithashtu Administratori i këtij universiteti Henri Çili hodhi disa propozime në lidhje me zgjidhjen e disa pikave nga ku kërkohet një vëmendje nga qeveria shqiptare për vlerësimin siç duhet të arsimit privat
 

Ky takim i sotëm mes përfaqësuesish të shkollave private synon të hedhë bazat e një partneriteti duke u kordinuar me njëri tjetrin për të ngritur zërin në vendimarrjet që kushtëzojnë ecurinë e këtij sektori në mënyrë që të mos përçmohet por të nxirren në pah cilësitë dhe vlerat.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›