Jetojnë në shtëpinë e Dianës
Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 16:49
Princi William dhe princesha Catherine do të jetojnë në shtëpinë e vjetër të Princeshës Diana.
Çifti mbretëror britanik – të cilët u martuan me 29 prill – do të jetojnë jetën e tyre martesore në një “banesë modeste” në Pallatin e Londrës në Kensington, ku William bashkë me dy vëllezërit e tij më të vegjël jetuan me nënën e tyre të ndjerë.
Duka dhe dukesha e Cambridgeit do të kalojnë kohën në mes të kryeqytetit dhe vilës në Anglesey të Walesit verior.