Zbulohet ‘tryeza’ e mbretit Arthur
Arkeologët skocezë kanë zbuluar “një strukturë rrethore” nën Kings Knot, në Sterling, për të cilën besojnë se mund të jetë tavolina legjendare e rrumbullakët e mbretit Arthur.
Kings Knot, që janë parqet e dikurshme mbretërore afër kështjellës Steling, ka vite që joshin vizitorë dhe ekspertë të shumtë falë misteriozitetit dhe strukturave gjeometrike.
Megjithëse Knot daton nga vitet e 1620’a, besohet se bregu i rrafshuar qendror në të është shumë më i vjetër, dhe ai lidhet me mbretin Arthur, i cili sundoi me Britaninë në fund të shekullit të pestë dhe fillim të shekullit të gjashtë.
Ekuipi i arkeologëve nga Glasgow, zbuloi se aty ekziston “një strukturë e rrumbullakët”, më e vjetër se strukturat e tjera.
Historiani John Harrison, i cili edhe inicioi projektin, theksoi se: “ky zbulim tregon se kopshti ndodhet mbi mbetjet e një lokacioni tjetër të vjetër, andaj ai hedh dritë mbi besimin tradicional se aty afër ndodhej tryeza e rrumbullakët e mbretit Arthur”.