3 mijë euro për t’u punësuar si mësues, në pranga 56-vjeçari

Operacioni i koduar “Arsimtari”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Haxhi Xibraku, 56-vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, si dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të cilët janë shpallur në kërkim, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditura për arsye hetimi.
Arrestimi i tij u krye pasi, prej disa muajsh, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin falsifikonin dokumente zyrtare, vendime për emërimin e përkohshëm punonjësish mësimore, kundrejt shumës 3000 (tremijë) euro për një vendim, duke ia shitur shtetasve të mëposhtëm E.Sh, 35-vjeç, L.M, 38-vjeç, dhe A.K, 25-vjeç, banuese në Elbasan.
Ndaj këtyre tre shtetasve ka filluar procedim ne gjendje të lire. Po punohet intensivisht për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. /Start/
2012-04-17 10:19