E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jintao përfundon vizitën në SHBA

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 13:07

Presidenti i Kinës Hu Jintao, i dha fund vizitës së tij katër ditore në Shtetet e Bashkuara, me një vizitë qytetin e Chicagos, ku u ndal në një shkollë që u ofron nxënësve një program intensiv për mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze.

Nxënësit e përshëndetën presidentin Jintao, në shkollën e mesme para universitare Uollter Pejton, me një vallëzim tradicional kinez.

Ky ishte aktiviteti i fundit para se Hu të largohej me aeroplan për në Kinë dhe ndoshta ky kërcim ishte në një farë mënyre simboli i lamtumirës pas vizitës së tij katër ditore në Shtetet e Bashkuara.

James Men, studiues i çështjeve kineze në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit John Hopkins në Washington, theksoi: "Takimi i nivelit të lartë ishte i rëndësishëm për atë ceremoni. Nuk jam i sigurt se çfarë rezultatesh solli ai”.

Vizita e zotit Hu ishte mjaft ceremoniale, me një takim me Presidentin Barack Obama, me një banket shtetëror në Shtëpinë e Bardhë, me takime me udhëheqës të Kongresit dhe fjalime të presidentit kinez para ekzekutivëve të biznesit në Chicago dhe Washington.

Por gjatë kësaj vizite u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me vlerë totale 45 miliardë dollarë për më shumë eksporte.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut vlerësuan administratën Obama që e trajtoi çështjen drejtpërdrejt me udhëheqësin kinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›