E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e punesimit Obama fton Kongresin ta miratoje

Presidenti amerikan, Barak Obama kërkoi mbështetjen e ligjvënësve ndaj paketës prej 447 miliardë dollarë për hapjen e vendeve të reja të punës, e cila, sipas tij, do të mund të shpëtonte ekonominë amerikane por në të njëjtën kohë, do të rriste edhe shanset e rizgjedhjes në presidencialet e vitit 2012. Duke folur nga Kopshti i Trendafilave në Shtëpinë e bardhë, Obama kërkoi nga Kongresi të miratojnë paketën, që tashmë ka mbërritur në duart e ligjvënësve.

Obama tha se bëhet fjalë për një paketë që do të mbështesë përpjekjet për punë të njerëzve në të gjithë vendin. Këtë mesazh, presidenti do ta përcjellë gjatë takimeve të kësaj jave në disa shtete ku beteja mes demokratëve dhe republikanëve është më e fortë. Zyrtarët më të lartë republikanë janë shprehur të hapur ndaj propozimeve të Obamës, por nuk janë të bindur nëse investimet në infrastrukturë janë një ide e mirë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›