Në kërkim të presidentit, nis takimi Berisha-Rama-Meta
Tiranë- Nis në kryesinë e Kuvendit takimi mes 3 lidervë kryesorë politikë Berisha, Rama dhe Meta. Takimi zhvillohet vetëm pak orë para zhvillimit të raundit të 4-t të votimit për zgjedhjen e presidentit të vendit. I pari ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, kreu i LSI, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ka hyrë në ambjentet e Kryesisë lideri i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci dhe në fund ka mbërritur kryeministri Berisha.
Ky është takimi i dytë që Berisha zhvillon me Ramën për çështjen e kreut të shtetit. Mësohet se opozita dhe mazhoranca do të paraqiten me disa emra. Ndërsa zyrtarisht PS nuk pritet të jap emra, duke kërkuar vetëm emra konsensual nga ana e mazhorancës.
Takimi vjen vetëm pak orë para raundit të katërt, ku ende nuk ka asnjë emër konkret për president pas dorëheqjes së Xhevair Zaganjorit, kandidatit të maxhorancës që nuk gjeti konsensusin e opozitës.
(në përditësim)