E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: Gratë e Diasporës, promovuese të imazhit të Shqipërisë

10-06-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e LDGSH-së takon gratë e Diasporës

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi organizoi ne Tiranë një pritje në nder të pjesëmarrëseve në Kongresin e Parë të Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare, të thirrur nga Rrjeti Global i Gruas Shqiptare.
Znj. Vokshi vlerësoi angazhimin e grave shqiptare në Diasporë për promovimin e imazhit të Shqipërisë, duke përcjellë vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare.
Duke theksuar aktivizimin e tyre në fuqizimin e rolit të gruas shqiptare , deputetja Vokshi tha se Shqipëria ka avancuar ne të drejtat politike dhe ekonomike të grave. Deputetja Vokshi deklaroi se përfaqësimi i grave dhe vajzave në Parlamentin shqiptar është rreth 17 % , punësimi në administratë 65 %, dhe se 27 % e bizneseve drejtohen nga gratë.
Gjatë bisedave me përfaqësueset e organizatave të grave shqiptare qe veprojnë nëpër Bote dhe në trevat shqiptare, Kryetarja e LDGSH, znj. Albana Vokshi tha se çështja e të drejtave të grave dhe vajzave duhet të kapërcejë axhendat politike dhe kufijtë natyralë që prezenca e tyre të jetë më e madhe edhe në vendimmarrje.
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është forum i Partisë Demokratike të Shqipërisë që ka degë të saj në të gjithë vendin dhe numëron mbi 15 mijë anëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›