Imami: Taksa progresive shkaterron ekonomine brenda nje viti Qamil Xhani
Kryetari i Grupit te Punes te Partise Demokratike per Qarkun e Elbasanit, Arben Imami ne nje takim me te rinjte ne kete qark ka shpjeguar qendrimin e Partise Demokratike per taksen e sheshte. Ne fjalen e tij, Imami eshte shprehur se taksa e sheshte garanci per zhvillimin e ekonomise, ndersa ka shtuar se taksa progresive e propozuar nga kreu i PS-se, Edi Rama do te sillte shkaterrimin e ekonomise ne nje vit, nese do te zbatohej. “Bizneset e huaja qe po investojne ne Shqiperi me taksen progresive do t’i mbyllnin kompanite e tyre dhe te jeni te sigurte qe brenda 1 viti Edi Rama do ta shkaterroje ekonomine shqiptare per kete jam i sigurte sepse ai di te shkaterroje shume mire cdo gje”, u shpreh dje deputeti i PD-se, Arben Imami. Ne fjalen e tij, Imami eshte ndalur dhe zhvillimet ekonomike ne vend, duke u shprehur se reformat e mazhorances kane bere te mundur eliminimin e ndikimeve te krizes boterore ekonomike. “Politikat tona financiare se pari taksa e sheshte dhe e ulet, se dyti nje mjedis joshes per investimet e huaja, ka bere te mundur qe cdo vit ne Shqiperi te investohen rreth 1 miliard dollar. Pikerisht, keto 1 miliard dollare investime te cilat kane bere te mundur qe Shqiperia t’i rezistoj krizes, e jo vetem t’i rezistoj por edhe te zhvillohet, te investoj ne te gjithe infrastrukturen, ne shkolla, ne rruge etj”, tha Imami. Ai shtoi se klima ekonomike e krijua nga reformat e qeverise bene te mundur qe investimet e huaja dhe ato vendase te shtohen deri ne 10 miliarde dollare gjate viteve te fundit. Ne kontrast me kete panorame ekonomike, Imami u ndal edhe ne modelin e propozuar nga PS-ja. Sipas tij, programi i opozites nuk premton asnje zhvillim pozitiv. “Perballe kemi nje tjeter model ekonomik, takse e larte dhe progresive qe do te thote te paguash nje nivel te ulet taksash ne raport me vendet e tjera te rajonit. Fakti eshte qe mbas vitit 2006-2007 edhe vende te tjera te rajonit i jane kthyer takses se sheshte dhe e kane cuar te 10 %”, u shpreh Imami. Ai shtoi se nese kjo takse do te rritej, atehere kompanite e huaja do te shikonin mundesine e investimeve jo ne Shqiperi, por ne vendet qe u ofrojne taksa me te favorshme. Ai shtoi se modeli i opozites me taksat ka dyshuar qe para tete vitesh. “Para 8 vjetesh Shqiperia kishte taksa te larta, taksa te cilat nuk i mblidhte sepse kompanite, bizneset qe ishin prane qeverise nuk paguanin taksa, por paguanin para ne xhepat e punonjesve te shtetit apo politikes, ndersa pjesa tjeter e biznesit ishte e detyruar te paguante taksa”, u shpreh ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i PD-se, Arben Imami.
Teoria e taksave
Ne takimin me te rinjte, Imami ka sjelle dhe nje model me te thjeshtuar per kuptimin e teorive ekonomike dhe posacerisht asaj te taksave. “Ainshtajni ka thene qe: “Nje teori, nje doktrine shkencore nuk eshte e qendrueshme neqoftese nuk ja tregoj dot si nje perralle te shkurter gjyshes time”. Dhe po ta shohim cdo doktrine e madhe pershkruhet me 3-4 fjali. Ky qendrim i joni, kjo doktrine e jona, permblidhet ne nje fjale, taksa te ulta. Sepse ajo qe propozon Rama nuk eshte gje tjeter vecse nje e panjohur per shqiptaret, ju jeni te rinj, por nuk eshte e panjohur per prinderit tuaj perpara 8 vjetesh”, u shpreh Imami.