Aldrin Dalipi propozohet kryetar i Keshillit Bashkiak
Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim zyrtarizuan dje aleancen dhe bashkepunimin edhe ne pushtetin vendor. Keshilltaret vendore te PS-se dhe LSI-se ne mbledhjen e perbashket te organizuar dje zyrtarizuan kerkesen per shkarkimin e kryetarit te Keshillit Bashkiak, Njazi Kosovrati, nderkohe qe propozuan ne vend te tij, emrin e Aldrin Dalipit, i cili eshte njekohesisht kryetar i grupit te keshilltareve socialiste ne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit. Per te realizuar keto ndryshime, keshilltaret e majte kerkuan zhvillimin e nje mbledhje jashte radhe te keshillit bashkiak te kryeqytetit. Sipas keshilltareve te majte kerkesa per shkarkimin e Kosovrastit behet per shkak te “drejtimit jo korrekt dhe ne kundershtim me ligjin te Keshillit Bashkiak nga ana e tij, si dhe per shkak te kushteve te reja te krijuara pas rikonfigurimit politik te Keshillit Bashkiak te Tiranes”. Ne mbledhjen e organizuar, kandidati i propozuar per postin e kryetarit te Keshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi eshte shprehur se qellimi i keshilltareve te majte eshte qe ne cdo kohe t’i sherbehet qytetarit. “Qellimi yne qe t’i sherbejme qytetarit me vendimmarrjen tone. Ky ka qene qellimi jone kur kemi qene vetem dhe ky do jete dhe qellimi pas bashkimit tone me LSI-ne. Ne do u tregojme te gjitheve qe se bashku, qellimin per t’u sherbyer qytetareve do e zhvillojme cdo ore bashke dhe do e deshmojme me LSI-ne ne cdo vendimmarrje”, eshte shprehur Dalipi. Ndersa perfaqesuesi i LSI-se, Shezai Rrokaj ka theksuar se ky vendim vjen pas cenimit te KQZ-se qe eshte institucioni, i cili garanton voten dhe sipas tij shumica qe krijohet tashme ne Keshillin Bashkiak synon pikerisht mbrojtjen dhe garancine e votes se qytetareve. “Natyrisht ky eshte qendrim politik qe vjen fill pas cenimit te atij institucioni qe eshte garant i votes dhe strukturave qe kryejne zgjedhjet. Ne kemi detyrim ta bejme kete kohezion te majte. Vota nuk cenohet, eshte e garantuar dhe kemi te gjitha mundesite te garantojme qytetaret e Shqiperise, se vota do garantohet dhe nga destinacioni i qytetarit dhe do shkoje per qytetarin. Ne ta shtrijme kohezionin tone ne pushtetin vendor se aty garantohet vota dhe aty eshte kontakti me qytetarin”, eshte shprehur kryekeshilltari i LSI-se. Edhe deputeti socialist, njekohesisht kryetar PS-se se Tiranes, Saimir Tahiri, i pranishem ne kete takim, deklaroi se ne kete menyre do te synohet garantimi i votes. “Ju e pate ne Kuvend dhunen e Berishes per te delegjitimuar institucionet e pavarura. Eshte e njejta dhune qe demonstrohet edhe ne rruge. Vjedhje jo vetem e mandatit te anetarit te KQZ, por ndaj pavaresise funksionale te institucionit suprem qe ushtron zgjedhjet. Te gjithe ata qe e kane cuar neper mend se mund te manipulojne zgjedhjet, se me voten e qytetareve mund te bejne cfare te duan, ne sot u deklarojme se afirmojme vullnetin tone per ta kthyer sistemin vendor te denje per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme, voten e qytetareve”, - tha Tahiri.