Konsumatoret dhe bizneset me optimiste se me pare, besojne tek ekonomia Eglantina Nasi
Konsumatoret dhe bizneset gjate ketij viti, paraqiten me optimiste se me pare. Duke e shtuar besimin e tyre ne teresi tek ekonomia dhe pritshmerite e saj. E duke patur kesisoj, me shume shprese tek “xhepat e fryre” te tyre gjate muajve ne vijim. Dukuri kjo, e cila pervecse po shfaqet me nje shtim te konsumit te tyre te perditshem, tani konfirmohet edhe nga vrojtimi me i fundit i kryer nga Banka e Shqiperise mbi besimin e tyre ne ekonomi. Sipas tij raporti, te dyja kategorite e lartpermendura, shfaqin gjate muajve te pare te ketij viti nje ndjesi ekonomike me pozitive, krahasuar me periudhat e meparshme. “Treguesi i ndjesise ekonomike u rrit me +4.3% ne tremujorin e pare te vitit 2013. Ku ne rritjen e tij, ndikoi kryesisht permiresimi i theksuar i besimit ne sektorin e ndertimit. Por ne te njejtin drejtin ndikoi edhe rritja e besimit ne sektorin e industrise dhe rritja e besimit te konsumatoreve”, citon vrojtimi ne fjale. Ndersa duke folur ne vecanti per konsumatoret, ai pohon se besimi i tyre ne ekonomi, shenoi nje permiresim te lehte kete vit, pas nje renieje ne tremujorin e katert te vitit 2012. “Ky tregues u rrit lehtesisht me 0.5 pike perqindje”, shtojne ekspertet e BSH-se lidhur me te. Duke argumentuar se ne kete rritje ndikoi rritja e parashikimeve per situaten financiare, ne nivelin prej +3.7% dhe ajo per situaten ekonomike ne teresi, me +7.4%. Teksa konstatohet gjithashtu se vleresimi i konsumatoreve per situaten e kursim- shpenzimeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, ne krahasim me tremujorin e kaluar. “Ne linje me pritjet optimiste per te ardhmen, konsumatoret presin qe norma e papunesise gjate gjashtemujorit te ardhshem te bjere”, citon mes te tjerash raporti i BSH-se. Ndersa per bizneset, ne teresi ai pohon se kane shenuar nje permiresim ne aspektin e tyre te besimit fale gjendjes se tyre te pergjithshme financiare ne pjesen e pare te ketij viti. Keshtu, citohet se bizneset e sektorit te industrise jane shprehur me optimiste per gjendjen e tyre, duke shenuar nje permiresim me +3.3% te besimit.