E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqja e dy anëtarëve, Kuvendi pritet të debatojë sot për vakancën në KQZ

TIRANË- Situata e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy anëtarëve të propozuar nga opozita Denar Bibës dhe Albana Shtyllës, pritet të jetë sot në qendër të debatit të seancës plenare të Kuvendit.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarja Albana Shtylla u tërhoqën nga detyra pas miratimit të hënën nga maxhoranca të kërkesës së saj për zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga LSI, Ilirian Muho.

Në zbatim të kodit zgjedhor dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, paraqitjen e propozimeve për plotësimin e dy vendeve të mbetura bosh.

Por, kryetari i PS, Edi Rama, la të kuptohet se ato mund të mos plotësohen aq shpejt, kur u shpreh se "këtu nuk flasim për zëvendësim personash, por për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›