NATO: Kosova po bën progres
PRISHTINë- Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO është garanci që përshpejton integrimin e tyre në BE. Kështu është shprehur për Radion Deutsche ëelle, James Snyder, nga Departamenti i Diplomacisë Publike, në Selinë qendrore të NATO-s.
Snyder ka vlerësuar se afrimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt strukturave euro-atlantike është shumë i rëndësishëm për sigurinë. Arkitektura e re e sigurisë së NATO-s, sipas tij, përkon me zgjerimin e NATO-s me vende të Ballkanit Perëndimor.
I pyetur ndërkaq se çfarë planesh ka NATO për Kosovën, Snyder ka thënë: “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mendon që misioni tjetër paqeruajtës i NATO-s në Kosovë të jetë edhe tre vjet e gjysmë të tjera. Disa njerëz këtë e quajnë mision afatshkurtër, unë do ta quaja afatmesëm. Në fakt Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet. NATO po trajnon trupat mbrojtëse të Kosovës”, ka thënë ai.
(m.a/BalkanWeb)