E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo më makina për zyrtaret, vendimi nga kryeministri

Berisha u heq të drejtën e përdorimit të automjeteve shtetërore deputetëve e zyrtarëve të administratës. Në mbledhjen e qeverisë Berisha ka kërkuar që në vend të tyre qeveria të përcaktojë bonuse për zyrtarët. 

TIRANE- Asnjë deputet dhe një kategori e caktuar zyrtarësh nuk do të kenë më në përdorim makinat e shteti por do të mjaftohen me një bonus të cilin ai do e përdorë për transport. Kur e shpalli si nismë në ditët e fushatës elektorale pak kush e besoi se do të bëhej realitet, por në mbledhjen e kësaj të mërkure vetë kryeministri Berisha porositi projektligjin që sipas tij do të miratohen javën e ardhshme nga qeveria në ikje.

Taksapaguesit shqiptarë -tha Berisha, nuk mund të përballojnë mbi shpatullat e tyre koston prej 19 mijë dollarësh që kushton një makinë shtetërore.

“Administatë shtetërore pa veturë”, duke vendosur një nga standardet e shtetit Austriak që është një nga vendet me korrupsion më të ulët në botë. Ndaj duhet një administratë shtetërore krejtësisht tjetër në këtë aspekt. Unë mund ti them shqiptarëve sot se nga një përllogaritje, çdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 19 mijë dollarë në vit. Taksapaguesit tanë nuk mundet që të paguajnë për transportin e një zyrtari 19 mijë dollarë”- tha Berisha.

Kryeministri Berisha siguroi se kësaj praktike do t’i jepet fund dhe se do të përcaktojë një bonos të qartë për transportin e deputetëve dhe një bonos të qartë për transportin për një kategori zyrtarësh.

Madje Berisha që nuk ka pranuar ende se ka zhvilluar negociata me aleatët e tij të rinj për qeverinë e re tha se me nismën kanë rënë dakort edhe aleatët.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, në mbledhjen e sotme u miratua edhe projektligji për privatizimin e fshatrave turistik. Poseduesit e këtyre vilave do të paguajnë tokën me vlerën e tregut, ndërsa fondi do të shkojë për llogari të ish pronarëve.

“Zgjidhja është që borgjezia e re të paguaj me çmim tregu truallin. Të paguaj edhe mjedisin e përbashkët. Këto para do ti kalojnë fondit të kompensimit të pronarëve”- theksoi Berisha.

Edhe resortet dikur në pronësi të sindikatave tashmë do të kalojnë në pron ësi të shoqërive aksionerë ku edhe shteti do të ketë një përqindje të caktuar. Sipas Berishës shteti do të jetë vetëm garanti i fazës së rikonstruksionit dhe më pas do ti shesë aksionet e tij.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›