E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Ali Ahmetin, vlerësohet bashkëpunimi

Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e BDI së Maqedonisë Ahmeti. Gjatë takimit Ahmeti e ka uruar Berishën për fitoren në zgjedhje, si dhe është vlerësuar bashkëpunimi mes dy vendeve. 

TIRANE- Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim Kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Biseda u përqendrua në marrëdhëniet midis dy vendeve, ku u vlerësua në mënyrë të veçantë fryma e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e Ali Ahmeti dhe të BDI-së në zhvillimet e brendshme në Maqedoni.

Ndërkohë nga ana e tij kreu i kësaj partie e uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Më tej gjatë takimit Berisha bëri një ekspoze të situatës ekonomike në vend duke theksuar se vendi ka patur një rritje ekonomike që në 3-mujorin e parë të këtij viti.
Duke u ndalur në të tjera zhvillime kryeministri shqiptar e ka cilësuar të rëndësisë së veçantë përfundimin brenda dy vjetësh te rrugës së Arbrit. (a.r/news24/balkanweb)
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›