Krujë, 2500 banorë të një fshati pa ujë të pijshëm
2500 banorë në rrethin e Krujës kanë mëse 10 vitë që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Arsyeja e vetme mbetet mungesa e një ujësjellësi që do tu jepte zgjidhje shqetësimit të vazhdueshëm të këtyre banoreve.
KRUJË- Fshati Grull ne komunën Bubq të rrethit të Krujës vuan mungesën e ujit të pijshëm. 2500 banorë vazhdojnë të mos kenë ujë në rubinetat e tyre duke u shprehur se kanë rreth 10 vite që vuajnë nga ky problem. Arsyeja e vetme mbetet mungesa e një ujësjellësi që do u jepte zgjidhje shqetësimit të vazhdueshëm të këtyre banorëve.
Ata thonë se deri më tani janë dhënë fonde për ndërtimin e një ujësjellsi, por shqetësimi mbetet në të njëjtën retorikë mungesë uji në banesat e tyre.
Me të njëjtiun shqetësim me atë të banorëve bashkohet edhe kryetari i këshillit të Komunës Bubq Filip Shota, i cili sqaron faktin se janë akorduar dy herë fonde për ndërtimin e një ujësjellsi të ri për fshatin, por që problemi vazhdon të mbetet gangrenë për të.
“Në komunën tonë është yhvilluzar dy herë tenderi për ujin e pijshëm, por asnjëherë ska pas ujë. Është vendosur tubacioni, por jo sipas tenderit, ndaj dhe këtij fshati i mungon uji. Firma ndërtuese ka bërë tenderin në letra dhe asnjë veprim në terren. Tubat e vendosur kanë dalë jashtë funksionit, pasi janë çarë”- theksoi Kryetari Këshillit të Komunës Bubq Filip Shota.
Punimet e kryera disa kohë më parë për një ujësjellës kanë përfunduar, por mungesa e ujit shpjegohet me faktin se materialet e përdorura jo sipas projektit të parashikuar nuk përballon dot presionin e ujit. Anomali e cila vazhdon të lerë pa ujë të pijshën një fshat të tërë. (a.r/news24/balkanweb)