Avioni vinte nga Tirana
Avioni turk qe u rrezua dje duke vrare te 50 pasagjeret ne bord - te gjithe turq - sapo kishte mberritur nga nje fluturim nderkombetar me Shqiperine, thane dje agjencite e huaja te lajmeve.
Avioni kishte udhetuar nga Tirana per ne Stamboll per t’iu drejtuar me pas qytetit te Ispartes ne Turqi, ku edhe u rrezua duke shkaktuar vdekjen e gjithe njerezve ne bord perfshire edhe ekuipazhin.
Burime nga Aeroporti Nderkombetar “Nene Tereza” i Rinasit i thane mbreme “Korrieri”-t se nuk kishin dijeni per cilin avion behej fjale saktesisht por siguruan se cdo avion qe niset nga ky aeroport i nenshtrohet kontrollit me te imtesishem teknik. Ata thane se te dhena me te hollesishme do te vihen ne dispozicion pas sqarimit te detajeve te incidentit.
Kryetari i Autoritetit te Aviacionit turk, Ali Ariduru i tha nje agjencie nderkombetare lajmesh se “nuk kishte asnje te dhene se shkak per rrezimin mund te ishte ndonje akt terroriste apo sabotim”.
Avioni Atlasjet McDonnell Douglas MD-83 u zhduk nga radaret rreth ores 01.36 me oren lokale menjehere sapo piloti kerkoi te ulej ne menyre emergjente ne Isparta. Ne fillim u mendua se numri i pasagjereve te Atlasjetit do te ishte 49 persona, por me pas u mesua se mes viktimave ishte edhe nje foshnje qe udhetonte se bashku me te jemen dhe qe nuk ishte regjistruar. “Gjithashtu avioni kishte edhe shtate anetare te ekuipazhit, perfshi dy pilotet”, deklaroi Tuna Gyrel, kryetar i shoqates se piloteve te Turqise ne nje koment televiziv. CNN i seksionit turk tha se ne bord ndodhej edhe nje grup farmacistesh qe po shkonin te merrnin pjese ne nje konference ne universitetin e Ispartes. Tuncay Doganer, Shefi Ekzekutiv i Atlasjet, u tha reportereve ne nje interviste televizive se avioni kishte hyre ne Turqi nga Shqiperia, nje dite perpara fluturimit per ne Isparte.
Atlasjet-i u themelua me 2001 nga kompania turistike Oger Holding. Ajo ka nje flote prej 17 avionesh dhe kryen fluturime te brendshme ne Turqi por edhe ne Evrope, thote faqja zyrtare ne internet e kompanise.