Jo pushtet ne tavoline Berisha Dialog ne komisionin e reformes
Kryeministri Sali Berisha e konsideron ftesën e kryesocialistit Edi Rama si skenar, të cilin ai po e përdor përpara kongresit të partisë për t`i shpëtuar humbjes së zgjedhjeve të 8 majit. Në mbledhjen e grupit kuvendor demokratë, Berisha i kërkoi opozitës që brenda kësaj jave të ngrejë komisionin parlamentar për reformën zgjedhore.
“Ne jemi të gatshëm, në kushtet e paritetit të ulemi në një komision parlamentar të reformës zgjedhore, por druaj se ky është skenari i para kongresit të rradhës”, tha Berisha.
Referuar 10 pikave të paktit komëtar të opozitës, kryeministri cilësoi si të pranueshëm vetëm atë të reformës zgjedhore. Berisha theksoi se nuk do të pranojë ndarjen e pushtetit në tavolinë dhe se ultimatumet e tij janë jashtë rregullave të Kushtetutës.
“Probleme të tjera të ndarjes së pushtetit në tavolinë, janë jashtë kulturës time demokratike. Ne i themi: “Urdhëro zotëri, s’kemi votat për avokatin e popullit. Jo thotë, dua edhe guvernatorin. Dua dhe KLD-në. Jo mor, zortëri shumicë s’mund të bëhesh kurrë, sa të jesh pakicë. Shumicë të bëjnë shqiptarët, nuk të bën Sali Berisha”, u shpreh ai.
Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij se nuk do të pranojë asnjë ndryshim të ligjeve kushtetuese, ndërsa përsa I takon rregullores së parlamentit, ftoi opozitën ta përafrojë atë me rregulloren e parlamentit Europian. Shefi i qeverisë i kërkoi Ramës të mos përdorë 3/5 në Kuvend si mjet bllokimi, por bashkëpunimi.
Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 03 tetor 2011 )