Skuadra e Barcelones kryeson Primera Division

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola shijon vendin e parë në renditjen e kampionatit spanjoll, megjithëse qëndron me këmbë në tokë, pasi e di mirë që misioni për të ruajtur titullin kampion do të jetë shumë i vështirë. Barcelona fitoi me vështirësi 1-0 kundër Sporting Gijon në ndeshjen e fundit të Primera Division, ndërsa ky sukses ka mjaftuar që formacioni katalunjas të marrë kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.
“Kemi vuajtur shumë përballë një skuadre të rrezikshme, sidomos në fushën e saj. Gjithsesi jam i kënaqur që ruajtëm serinë e rezultateve pozitive. Sa i përket vendit të parë, padyshim që jemi të lumtur, por është ende shumë shpejt për të festuar. Kampionati është i gjatë dhe jam i bindur se do të ketë surpriza gjatë rrugës”, ka thënë Guardiola.
Tekniku ka shumë probleme me dëmtimet. Iniesta vazhdon të qëndrojë jashtë fushës, ndërsa mesfushorit i është shtuar edhe dëmtimi i Alexis Sanches dhe Cesc Fabregas. Mungesa të rëndësishme, por që Guardiola mund t’i përballojë me lojtarët që ka në pankinë.
“Sigurisht nuk është dicka e mirë të kesh shumë mungesa. Gjatë ditëve të ardhshme do të vlerësojmë formën e disa prej lojtarëve, por unë besoj te futbollistët që kam në stol. Ata janë gjithmonë gati të luajnmë’, ka përfunduar trajneri spanjoll. Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në këtë sezon Barcelona ka grumbulluar 14 pikë, një më shumë se rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
Nertan Prifti