Jo shpronësime pa interes publik
03/03/2009 Kuvendi nis diskutimin e projektligjit për planifikimin territorial
Ndërtuesit paraqesin vërejtjet, Biçoku i garanton për një proces joabuzues
Autoritetet e planifikimit të pushtetit vendor apo atij qendror për zhvillimet e territorit me rëndësi kombëtare do të botojnë në regjistrin e planifikimit të territorit ose publikojnë sipas mjeteve të informimit projektplanet dhe aktet e nxjerra prej tij gjatë procesit të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit. Detyrimi më i ri në kuadër të transparencës së procesit është parashikuar në projektin më të ri “Për planifikimin territorial”. I diskutuar në Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, sekretari i përgjithshëm i KRRTRSH-së Marin Biçoko informoi ligjvënësit dhe përfaqësuesit e shoqatës së ndërtuesve për të gjitha paqartësitë rreth ligjit.
Diskutimet
Ligjvënësit dhe shoqata e ndërtuesve në pyetjet e tyre ngritën shqetësimin mbi garancinë që jep ligji në shmangien e abuzimit gjatë procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit apo zhvillimit, si dhe funksionimin e ligjit në raport me problemin e pronësisë. Biçoku në përgjigjen e të gjitha pyetjeve sqaroi se projekti parashikon përveç publikimit në regjistër edhe shpalljen e projektplaneve apo e akteve të tjera në mënyra tradicionale, mënyra këto që nuk lejojnë pushtetin vendor apo qendror të menaxhojë territorin jashtë interesave të publikut. “Projekti i ka hapësirat për ndërhyrjen e shtetit në organizimin e blloqeve të banimit, por sigurisht kur kanë një interes publik prapa. Është pa sens që bashkia të ndërhyjë pa deklaruar, apo në një rast kombëtar qeveria të ndërhyjë pa pasur një përcaktim dhe një shpallje të interesit publik. Ligji i shpronësimeve përcakton rastet e interesit publik që një autoritet publik mund të ndërhyjë në territor. Përtej asaj shkronje të këtij ligji, unë do ta quaja shumë të rrezikshme ndërhyrjen e autoriteteve publike”, - theksoi ai. Lidhur me çështjen e pronësisë sekretari i përgjithshëm i KRRTRSH-së sqaroi se një leje nuk mund të jepet as sot me ligjin për urbanistikën, nëse personi që bën aplikimin nuk demonstron dot të drejtat që ai ka mbi atë copë tokë.
Ndërtimet pa leje
Parashikimi në ligj i rasteve të punimeve pa leje, neni 83, është kundërshtuar nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve Maks Muça. Lidhur me këtë çështje Biçoku sqaroi se ajo ka qenë një kërkesë e Bankës Botërore. “Ky mund të ishte edhe neni i Bankës Botërore, e cila nga sikletet e kohëve të fundit ka filluar të kërkojë masa shumë të gjata procedurale për ndërhyrjet në ndërtime dhe ne jemi përpjekur që këto masa t’i bëjmë sa më të qarta që të mos jenë nxitëse informaliteti, por të marrin parasysh dhe të jenë fleksibël. Sigurisht, gjithmonë kur një zhvillim është brenda parametrave të parashikuar në një instrument parashikimi”, - tha ai, duke nënvizuar se ky nen s’ka fuqi prapavepruese. Ndërsa këshilltari Arta Hoxha i është bashkëngjitur shqetësimit të Shoqatës së Ndërtuesve, duke u deklaruar kundër nenit në fjalë. “Varianti i parë do të ishte një ligj i pastër i planifikimit të territorit, që nuk ka frymë legalizuese, dhe pastaj, në varësi të rrethanave të kohës, ligjvënësi mund të ndërhyjë me nisma legalizuese. Varianti i dytë (ky i ligjit) është disi më i zbutur, ku futen elementet e një logjike legalizuese, nëse ai ndërtim nuk na prishka punë kushedi se çfarë. Personalisht jam për variantin e parë, por varianti i dytë është rezultat i një sugjerimi joqeveritar, joshtetar, madje joshqiptar. Do të kisha besim tek analizat e kostove dhe beneficeve për të adaptuar zgjidhjen e duhur”, - deklaroi Hoxha.
Neni 83 (pika 5, 6)
Për punimet pa leje ose në shkelje të kushteve të lejes autoritetet e inspektimit krahas dënimit për kundërvajtjet e konstatua sipas ligjit i kërkojnë kundërvajtësit të paraqesë pranë autoritetit përgjegjës të planifikimit një kërkesë për pajisjen me leje të punimeve të paligjshme ose të kryera në shkelje të kushteve të lejes fillestare. Kundërvajtësi paraqet së bashku me kërkesën për zhvillim dokumentin që vërteton pagimin e gjobës së vënë. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për leje zhvillimi të punimeve të paligjshme autoriteti përgjegjës i planifikimit merr parasysh natyrën e zhvillimit të paautorizuar, dëmin ndaj mjedisit natyror, përfitimet e zhvillimit të paautorizuar, masat e mundshme alternative që mund të merren për të kthyer në gjendje të ligjshme, shkallën e përgjegjësisë së çdo personi që posedon tokën ku është kryer apo po kryhet zhvillimin e paautorizuar etj.