Kërkesa brenda presidencës çeke
03/03/2009 Kryeministri Sali Berisha konfirmon paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat
“Se mund të shtyhet pak, sa të thahet uji, normale. Ne miqtë i mirëkuptojmë, por do ta paraqesim aplikimin”
Tirana zyrtare do të paraqesë deri në muajin qershor të këtij viti kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Pavarësisht kërkesës për të treguar durim në ndërmarrjen e këtij hapi politik të bërë publik nga zyrtarët e Republikës Çeke, e cila ka kryesimin e radhës së BE-së, Kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë dje paraqitjen e kërkesës. “Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët e hapura që brenda presidencës çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit. Se mund të shtyhet pak, sa të thahet uji, normale. Ne miqtë i mirëkuptojmë, por brenda presidencës çeke do ta paraqesim aplikimin. Dhe e meritojmë plotësisht, për faktin se përfundoi tërësisht Marrëveshja, edhe raporti i Komisionit Evropian është i tillë që hap dritën jeshile tërësisht për Shqipërinë”, - ka deklaruar kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas tij, paraqitja e kërkesës përbën një hap jashtëzakonisht të madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull: anëtarësimin e vendit në BE. Duke folur para ligjvënësve demokratë, Kryeministri Berisha theksoi se muaji prill do të shënohet në historinë e kombit dhe të vendit si muaji më historik pas nëntorit, pasi hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mes vendit tonë dhe BE-së. “MSA-ja në fuqi parakupton një marrëdhënie ligjore e të gjithanshme të një niveli të ri me BE-në, por është një rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet 27 vendeve anëtare të këtij bashkimi, që në një kohë rekord ratifikuan këtë marrëveshje për 27 qeveritë dhe 27 parlamentet e këtyre vendeve, forcat e tyre politike në Parlament, ku shprehën me nota pozitive vlerësimet më të mëdha për reformat dhe suksesin e reformave të kësaj qeverie dhe e votuan këtë marrëveshje në unison të plotë”, - deklaroi ai. Sipas tij, kjo përkon me samitin e NATO-s, që do të mbahet në Strasburg, ku Shqipëria do të anëtarësohet me të drejta të plota në këtë aleancë. Për shefin e ekzekutivit me hyrjen në fuqi të MSA-së Shqipëria është një vend i asociuar, i cili do të veprojë tërësisht dhe detyrimisht mbi bazën e kësaj kontrate. Për Berishën gjatë presidencës çeke për shkak të hyrjes në fuqi të MSA-së krijohet dhe mblidhet Këshilli i Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë, i cili do të monitorojë respektimin dhe konsolidimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje për vendin tonë, këshill që do të ketë degëza në të gjitha institucionet e vendit. Kryeministri tha se vendit iu desh të humbë tetë vjet që procesi të dilte nga vendnumërimi i tij, pasi periudha qershor 2006–prill 2009 është kompletimi më i suksesshëm i këtij procesi dhe këtë e bën të mundur para së gjithash shembja e murit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe shndërrimi i Shqipërisë në një vend ndër më të sigurtët në Evropë. Kryeministri Berisha deklaroi se një gjë të tillë e kanë bërë të mundur politikat e shkëlqyera të ndjekura nga qeveria. Duke mos iu shmangur situatës financiaro-ekonomike në të gjitha botën, kreu i qeverisë hodhi poshtë ato që ai i cilësoi sirenat e pikëllimit që dëgjohen nga disa eksponentë të opozitës se vendi është në krizë. “Shqipëria mund të ketë pasoja dytësore, por unë ju garantoj se shumë shpejt Shqipëria do të rinjohë një dimension të madh tjetër të investimeve”, - deklaroi Kryeministri Berisha.
Presidenti Bamir Topi
Kreu i shtetit Bamir Topi ka mbështetur paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. “Ne të gjithë jemi të interesuar që të bëjmë aplikimin për në BE. Jam i bindur se është çasti i artë që Shqipëria ta bëjë këtë aplikim për në BE, sepse kjo është ëndrra që pritet të realizohet nga të gjithë shqiptarët. Fakti që ne pas një muaji jemi anëtarë me të drejta të plota në NATO është një shkallë shumë e rëndësishme dhe e sigurt drejt integrimit në BE. Gjërat shkojnë në mënyrë shumë të sinkronizuar, pjesa më e madhe e vendeve të BE-së janë njëkohësisht edhe vende të NATO-s dhe na kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme. Është kjo mbështetje që na bën ne optimistë”, - tha kreu i shtetit.
Qëndrimi i Çekisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Karel Schëarzenberg, përmes një metafore ka kërkuar që Shqipëria të tregohet e duruar në paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat. “Po të më ftonit në apartamentin tuaj, unë do të vija e do ti bija ziles në çastin kur është prishur rubineti i ujit dhe apartamenti është zhytur në ujë, ju ndoshta nuk do të jeni shumë mikpritës. E tillë është edhe situata aktuale në Bashkimin Evropian. Kriza ekonomike e BE-së është si apartament i zhytur në ujë”, - ka deklaruar ministri çek gjatë takimit të fundit që pati me homologun e tij shqiptar në Bruksel, ministrin e Jashtëm shqiptar Lulzim Basha.