E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo Murinjo eshte me i miri ne bote

Portugezi i Realit te Madridit ngre ne qiell trajnerin Hoze Murinjo duke u shprehur i bindur se me te ne krye te stolit skuadra galaktike do te arrije suksese. Te henen ne mbremje Reali shkon ne Camp Nou per tu perballur me Barcelonen ne El Classicon e shumepritur. Madrilenet kane humbur ne kater sfidat e fundit ndaj katalanasve por talenti portugez eshte i bindur qe me Murinjon ne pankine ka per te qene ndryshe kesaj here. Sulmuesi e konsideron teknikun nga Setubali me te mirin ne bote. 25-vjecari vlereson ekipin kundershtar duke u shprehur i ndergjegjshem per veshtiresite e te luajturit ne nje stadium si Camp Nou. Por ne besojme tek mundesite tona dhe ka per te qene nje perballje shume interesante - tha Topi i Arte 2008. Pastaj ngre ne qiell Hoze Murinjon Ka lene kujtime te bukura kudo ku ka qene dhe per mua eshte me i miri ne bote. Nuk kisha punuar kurre me pare por puna me te eshte vertet kenaqesi. Po luajme mire dhe jam i bindur se mund te marrim rezultat pozitiv ne lsquoCamp Nou. Barcelona ka dale fituese ne kater perballjet e fundit por per Ronaldon e shkuara nuk thote asgje Kete vit do te jete plotesisht ndryshe pasi Reali nuk eshte ai i sezonit te shkuar. Jemi te pamposhtur ne kampionat dhe ne Ligen e Kampioneve pra jemi ne forme per ta perballuar ne menyren me te mire kete ndeshje. Besimi ne skuader eshte i madh ne kete periudhe prandaj mendoj se mund te fitojme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›