Shkurajim cdo tendence te qarqeve te ngushta qe nxisin levizje fanatike

Haxhinasto flet per here te pare si minister i Jashtem per marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise
Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto i eshte referuar per here te pare qe prej emerimit ne postin e ministrit te Jashtem per marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise duke marre shkas edhe nga nje incident i pak koheve me teper ne zonen e Himares ku u lakua per prapavije etnike. Haxhinasto tha se raportet mes dy vendeve jane te shkelqyera dhe se incidenti kurrsesi nuk mund te kthehet ne nje konflikt porsa kohes eshte nje rast i vecuar dhe nuk perfaqeson aspak teresine e shkelqyer te marredhenieve me Greqine.
Nuk do ta percaktoja aspak si nje konflikt por si nje incident te vecuar i cili nuk perfaqeson asgje ne ate teresi te shkelqyer marredheniesh me Greqine teresi e cila vazhdon te pasurohet cdo dite e me teper. Te dy vendet kane interes qe ti cojne me tej marredheniet ti japin sa me teper dimensione dhe sigurisht te bashkepunojne si partnere te barabarte ne kuader te NATO-s dhe se shpejti ne kuader te BE-se- u shpreh Haxhinasto.
Ai theksoi se ne takimet e zhvilluara ne Nju Jork me homologet greke ka patur mirekuptim qe rastet sporadike me tendence per te improvizuar shperthime fanatike duhet te dekurajohen plotesisht.
Ne takimet qe kemi zhvilluar me partneret greke ka pasur nje mirekuptim te plote qe ne duhet te dekurajojme cdo iniciative te cdokujt sado sporadike per te manipuluar apo ndezur ndonje shkendije ne opinionin publik. Por duhet te punojme ne krahun tjeter ne krahun e forcimit te marredhenieve per ti dhene ate paraqitje dhe perceptim publik asaj qe vertet ekziston ne marredheniet midis dy vendeve qe sic e thashe jane marredhenie te shkelqyera- theksoi me tej Haxhinasto.
Ai shtroi se Greqia si vend mik ka garantuar mbeshtetje totale ne rrugen e integrimit evropian te Shqiperise si dhe ne procesin e liberalizimit te vizave proces ky i cili pritet te finalizohet me sukses para festave te fundvitit.