"Jo zvarritje shtrirjes se EULEX"
Kryetari i shtetit shqiptar, Topi ka shfrytezuar takimin ne Oher per te bere thirrje dhe njehere ne drejtim te komunitetit nderkombetar, qe Kosova duhet te respektohet si nje shtet sovran, me Kushtetuten dhe ligjet e saj. Presidenti Bamir Topi deklaroi dje se misioni i Bashkimit Evropian ne Kosove, EULEX duhet te shtrihet menjehere, ne te gjithe territorin kosovar dhe eshte nje ceshtje e cila nuk duhet zvarritur me. Kete deklarate kreu i shtetit e beri gjate fjales se tij ne Forumin Rajonal Ekonomik qe po zhvillohet ne Oher. Nga ana tjeter, kreu i shtetit theksoi ne menyre te qarte se pavaresia e Kosoves ishte nje realitet i pakthyeshem dhe te gjithe vendet e rajonit duhet ta merrnin kete si nje fakt te kryer tashme. "Procesi i zbatimit dhe shtrirjes se misionit EULEX ne Kosove nuk duhet te zvarritet, por ne te njejten kohe duhet te vleresoje realitetin e pakthyeshem te pavaresise dhe te sovranitetit te Republikes se Kosoves. Ai duhet te kete karakter te barabarte, integral dhe gjitheperfshires ne zbatimin e tij vertikal apo horizontal dhe t'i sherbeje unifikimit te shoqerise kosovare ne interes te integrimit te saj", deklaroi Presidenti Topi perpara homologeve te tij ne forumin ekonomik. Kreu i shtetit shqiptar, ka shtuar se, tashme Kosova duhet te nise negociatat per te qene anetare e NATO-s dhe BE-se. Sipas Presidentit Topi, Kosova duhet te jete gjithnje e me shume pjesemarrese ne aktivitete te tilla, per bashkepunimin rajonal ne te gjitha fushat, sepse tashme ky shtet eshte nje realitet i ri ne gjeopolitiken ballkanike. "Ne mendojme se realiteti i ri gjeopolitik i krijuar se fundmi ne Ballkanin Perendimor, si pjese e proceseve integruese, shteti i ri i Kosoves, ka nevoje te inkurajohet duke u bere pjese e nismave dhe takimeve rajonale ku diskutohet per bashkepunim rajonal, politik, ekonomik apo tregtar", deklaroi Presidenti Topi. Ai ka shtuar se vetem ne kete menyre rajoni do te ishte me i sigurt dhe me stabel, per sa i perket edhe zhvillimeve ekonomike. Por nuk kane munguar as shigjetimet ne drejtim te kreut te shtetit serb, Tadic. "Ne duhet te kemi kurajen te gjithe se bashku te pranojme realitetet e reja gjeopolitike te rajonit. Shpreh keqardhjen qe sot nuk ishin te pranishem si Presidenti Tadic ashtu dhe Presidenti i Kosoves, Dr. Sejdiun", perforcoi Presidenti Topi qendrimin e tij per sa i perket pjesemarrjes se Kosoves dhe Serbise ne aktivitete te tilla. Nga ana tjeter Presidenti Topi deklaroi se ishte mjaft pozitiv angazhimi dhe perpjekjet serioze te autoriteteve te Kosoves per te zbatuar paketen ligjore Ahtisaari dhe Kushtetuten e tyre te re, ndertuar me ndihmen e partnereve nderkombetare, sipas standardeve me te larta te respektit te individit, pavaresisht prejardhjes se tij etnike apo fetare.
Fatjona Mejdini
Fatjona Mejdini