Joachim Gauck presidenti i ri i Gjermanisë

Joachim Gauck, ish aktivist i të drejtave të njeriut nga ish- Gjermaninë Lindore do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Gjermanisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar vet këtë fakt. Ajo ka pranuar kështu kandidatin e opozitës për president dhe mbështetja e saj i siguron Gauck, postin e kreut të shtetit.
Gauck ka marrë tashmë mbështetjen e aleatëve të Merkel në koalicionin qeverisës si dhe të opozitës social demokrate.
Të premten ish presidenti Christian Wulff, dha dorëheqjen pas një kërkese të prokurorisë së Hanoverit për ti hequr imunetin në mënyrë që të hetonte për dyshimet për korrupsion.