E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja vazhdon me energji bërthamore

Spanja ka vendosur ta vazhdojë për pesë vjet eksploatimin e centralit më të vjetër bërthamor në Garona, në afërsi të qytetit Burgos në pjesën veriore të vendit, deklaroi ministri spanjoll i Industrisë, Manuel Sorija.

Ai theksoi se ky vendim është marrë pasi në kushte të recesionit Spanja nuk mund t'i lejojë vetes që tërësisht të mos i shfrytëzojë burimet e saj energjetike.

Centrali bërthamor në Garona punon nga viti 1971 dhe është centrali më i vjetër aktiv bërthamor në Spanjë.

Disa organizata ekologjike, mes të cilave edhe "Greenpeace", kërkuan mbylljen e centralit, duke theksuar se është "binjak" i centralit bërthamor "Fukushima 1" në Japoni.

Spanja ka gjashtë centrale bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›