E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 takohet në Meksikë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G20 po mblidhen për një samit dy-ditor në Los Kabos të Meksikos. Ata pritet të flasin për krimin trans-kombëtar, ndryshimet klimatike, ushqimin, sigurinë dhe qeverisjen.

Meksika aktualisht është kryesuese e G20-ës dhe rrjedhimisht nikoqire e takimit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tashmë ka arritur në Los Kabos.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk priten deklarata zyrtare nga takimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›