E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joaquin futet në shenjestrën e Juventusit për merkaton e janarit

Valencia (Start)- Emri Joaquinit vendoset në objektivin e skuadrës së Juventusit. Juventusi shfaq interesimin e tij për lojtarin e Valencias, që pas ndeshjes së luajtur në Spanjë me Realin e Madridit. Lajmin për kalimin e mundshëm të lojtarit tek bardhezinjtë e ka publikuar e përditshmja “AS”.

Vetë futbollisti në një intervistë për të përditshmen ka shprehur kënaqësinë e tij për interesimin juventin.

Joaquin është shprehur: “Më pëlqen më të vërtetë shumë intersimi i shfaqur nga një skuadër e madhe si Juventusi për mua. Megjithatë aktualisht unë nuk mendoj për ndonjë lëvizje të mundshme. Detyra ime kryesore është të bëj më të mirën tek skuadra ime Valencia. Më pëlqen ideja për të qëndruar këtu në të ardhmen, dhe të fitojmë ndonjë trofe të rëndësishëm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›