Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pret Platininë në Pallatin e Brigadave
Tiranë (Start)- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje një takim në Pallatin e Brigadave, Presidentin e UEFA-s, Mishel Platininë. Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të UAFA-s, dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
Presidenti Topi falendoroi kreun e UEFA-s për mbështetjen e madhe që i ka dhënë futbollit shqiptar në përgjithësi. Ai e falenderoi Platininë për ndihmën që po jep UEFA për përmirësimin e terreneve sportive, duke veçuar investimin e fundit, atë të stadiumit “Niko Dovana”.
Nga ana e tij, Platini falenderoi Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë që gjeti, dhe vuri në dukje admirimin për qëndrimin e mbajtur në mosmarrëveshjet e kaluara mes FSHF-së dhe qeverisë. Gjatë kësaj bisede ai u shpreh i gatshëm gjithmonë për t’i ardhur në ndihmë futbollit shqiptar.