Presidenti i Lacios kërkon maksimumin në derbi me Romën
Romë (Start)- Supersfida e kësaj jave në Serinë A, do të jetë derbi i Romës, Roma-Lacio. Aktualisht Lacio po kalon një formë të shkëlqyer në kampionat, dhe në ndeshjen me rivalët historik kërkon maksimumin.
Në kampin e Romës situata është mjaftë e nderë, pasi skuadra ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Lacio kërkon të shfrytëzojë situatën e vështirë të verdhekuqve, për të konfirmuar dhe një herë se në Itali mbetet tek më të mëdhatë.
Në një prononcim për mediat presidenti i bardhekaltërve, Klaudio Lotito, shprehet: “Duhet të shfrytëzojmë situatën e shkëlqyer që po kalojmë, dhe të shfaqim forcën tonë në futbollin italian”.
Megjithë optimizmin e lacialëve, situata të tilla kanë treguar se skuadrat e ndodhura në vështirësi mund të marrin fitore edhe me ato që janë në momentet më të mira.
Mbështetja e tifozerisë së Romës pritet të jetë e madhe për ekipin e tyre, dhe kjo është një tjetër garanci për spektaklin e përballjes së të dielës.