30 vjet Solidarnost, Valesa refuzon ceremoninë zyrtare
“Nuk do të shkoj. Luftuam dhe arritëm demokracinë. Atëherë propozova që Solidarnosti të shkëputej nga politika, por ata vazhdojnë të bëjnë politikë në vend që të merren me çështje të sindikatës”, tha ai. Më 31 gusht 1980, pushteti komunist i asaj kohe dhe grevistët e kantiereve detare të Gdanskut të udhëhequr nga Leh Valesa nënshkruan disa marrëveshje historike që çuan në krijimin e Solidarnostit, lëvizja që solli rrëzimin e bllokut sovjetik.
“Shpreh keqardhjen që Solidarnosti i sotëm nuk është më sindikata ime”, shtoi Valesa për AFP-në, duke theksuar se lëvizja e tij në atë kohë kishte rreth 10 milionë anëtarë, kundrejt “afro 700 mijë” që ka sot. Ish-presidenti polak dhe fituesi i çmimit Nobel për paqe e kritikon Solidarnostin veçanërisht për mbështetjen që i dha kandidatit konservator Jaroslav Kazinski në zgjedhjet presidenciale të qershorit dhe korrikut, që u fituan nga liberali Bronislav Komorovski.
Megjithatë, Valesa, 66 vjeç, shkoi dje në mbrëmje, bashkë me kryeministrin Donald Tusk, në monumentin kushtuar viktimave të represionit komunist në Gdansk, për të vendosur një tufë me lule. Një kongres i jashtëzakonshëm i sindikatës pritet të shënojë zyrtarisht sot pasdite në Gdansk 30-vjetorin e Solidarnostit, me pjesëmarrjen e Tusk, presidentit Komorovski dhe të liderit të opozitës konservatore Jaroslav Kaznski. Një mesazh për Solidarnostin nga presidenti amerikan Barak Obama pritet të lexohet gjatë kësaj ceremonie nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Poloni.