Johanesburg, mijëra policë e ushtarë gati për finalen
JOHANESBURG -Mijëra forca policie dhe ushtrie të Afrikës së Jugut janë në gatishmëri për ceremoninë e mbylljes së Botërorit dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Holandës. Përqark stadiumit Soçer City dhe në të gjithë Johanesburgun janë parë forca të shumta sigurie, që do të jenë të përqendruara në maksimum për mbylljen me sukses të turneut.
Prania e forcave të policisë lidhet edhe me faktin se në stadium do të jenë të paktën 15 krerë shtetesh si edhe njerëz të tjerë të famshëm. Gjenerali i policisë në Afrikën e Jugut, Beki çele shprehet i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë, ndërsa ai u kërkoi të gjithëve që të tërhiqnin pas kritikat e bëra para nisjes së Botërorit se ky vend nuk mund të organizojë dot një turne të tillë. Ai e ka pasur sidomos me disa media angleze, që patën paralajmëruar akte dhune gjatë Kupës së Botës.
“Të gjithë profetët, të gjithë ata që mendonin se do të shihnin gjak dhe njerëz të vdekur në rrugë apo të rinj që u vërsuleshin njerëzve për t’i vrarë, tani duhet të thonë: i tërheqim fjalët tona”, deklaroi çele.
Afrika e Jugut mbetet një nga vendet me kriminalitetin më të lartë në botë, por gjatë Kupës së Botës, niveli i krimeve ra ndjeshëm edhe pse lojtarët e kombëtares greke apo asaj spanjolle u vodhën në hotelet e tyre.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)