Gati adoptimi i foshnjësqë u gjet në plehraflet cifti amerikan
POGRADEC- Ata janë 58 dhe 55 vjec dhe jetojnë prej 11 vitesh në Pogradec. Edhe pse janë prindër të gjashtë fëmijëve, Xhorxh dhe Nensi Stram kanë vendosur të adoptojnë një fëmijë shqiptar.
E përzgjedhura për ta është Jasmin, foshnja e cila u gjet e braktisur në një kazan mbeturinash thuajse një muaj më parë në Pogradec, ngjarje e cila duket se ndikoi tek cifti për të marrë një vendim të tillë.
“Unë isha në kishë dhe dëgjova një motër që pyeti, A keni dëgjuar për atë beben që ishte gjetur sot në mëngjes në kazan? dhe për momentin mbeta pak e shtangur. Menjëherë mendova se dua të shikoj atë vajzë dhe shkova të nesërmen në spital për ta parë” rrëfen Nensi.
Tashmë cdo gjë është gati për të pritur anëtaren më të re dhe më të vogël të familjes Stram. Prindërit adoptues i kanë përgatitur dhomën e saj me padurimin për ti ofruar dashurinë e mohuar ata kanë blerë gjithcka nevojitet për rritjen e vogëlushes.
Jasmin ndodhet në maternitetin e Korcës dhe Nensi udhëton cdo ditë nga Pogradeci për ta parë pasi sic thotë ajo vetë, që prej momentit të parë që e ka vizituar, nuk mundet të shkëputet më prej saj.
Ndërkohë, 6 fëmijët e tjerë, tashmë të rritur që jetojnë në SHBA, e kanë mirëpritur vendimin e prindërve të tyre.
(e.n/news24/BalkanWeb)