John Kerry dhe muhaxhedinët replika për Shqipërinë
Sekretari i Shtetit, John Kerry ka akuzuar qeverinë iraniane se qëndron pas një sulmi vdekjeprurës në një kamp të opozitës iraniane në Irak. Duke folur përpara ligjvënësve amerikanë, ai tha se druhen se ndaj tyre mund të ketë sulme të tjera. Bëhet fjalë për grupimin Muxhahedinët e Popullit në Iran. Më shumë se 3 mijë anëtarë të këtij grupimi jetojnë në një kamp, që dikur përdorej si bazë amerikane në Irak. Por disa herë janë sulmuar me raketa dhe mortaja. Ky grupim është themeluar në vitin 1960 për të kundërshtuar regjimin e Shahut të Iranit, por pas revolucionit islamik ata kthyen armët edhe kundër klerikëve myslimanë. Tani ata pretendojnë se do e rrëzojnë qeverinë iraniane me mjete paqësore. Kerry ka thënë se ata kanë arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të marrë 250 njerëz, por muxhahedinët kanë refuzuar. Kemi kontaktuar me shumë vende dhe jemi refuzuar nga shumë vende. Por kemi arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të marrë 250 njerëz, por vetë ata në kamp kanë refuzuar. Jemi pak a shumë në një rreth vicioz, tha Kerry. Por vetë muxhahedinët thonë se nuk është e vërtetë kjo. Ata thonë se do qëndrojnë në Shqipëri me shpenzimet e tyre. Zëdhënësi i tyre Shahin Gobadi deklaroi se deri më tani nuk është zhvendosur asnjë njeri dhe nuk është vendosur asnjë datë specifike për transferimin në Shqipëri.