John Mayer dhe Katy Perry tregojnë se dinë të jetë zemërgjerë

Ata janë në lidhje dashuri prej disa muajsh, por Katy Perry dhe John Mayer kanë dërguar romancën e tyre në një tjetër nivel.
Çifti jo vetëm që po kalojnë Krishtlindjet bashkë, por ata edhe do t’i kalojnë pushimet në shtëpinë e familjes së Katyt në Santa Barbara.
Çifti vendosën që gjatë qëndrimit të tyre të tregojnë pak bamirësi duke u ndalur në një spital.
Aty ata u bashkuan me një organizatë përmes së cilës siguruan disa dhurata për personat e rritur dhe fëmijë që po përballen me sëmundje të ndryshme.
Ndryshe kjo nuk është hera e parë që John takohet me familjen e Katy-t, por vendimi që t’i kalojnë festat bashkë bën që kjo lidhje të duket më serioze sesa që ishte menduar në fillim.
Besohet se dhurata e tij për këngëtaren është një kitarë e dizajnuar nga vetë ai. Në të do të ketë të përfshira edhe detaje të tjera të rëndësishme për ta, përfshirë këtu edhe datën kur ata janë njoftuar për herë të parë. /Indeksonline/