E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ Do të tymos marihuanë edhe kur të bëhem baba”

Amber Rose dhe Wiz Khalifa, i ndajnë vetëm edhe disa javë për tu bërë prindër për herë të parë dhe ata si duket mezi po e presin këtë moment.

Gjatë tërë kohës, çifti publikon fotografi të Amber me barkun e fryrë e Wiz është zakonisht aty për ta ledhatuar barkun e saj. Çifti gjatë tërë kohës kanë dëshmuar se mezi po presin të bëhen prindër e madje kanë treguar se si do ta rrisin fëmijën e tyre të parë, që do të jetë një djalë.

Por, ka diçka që reperi Wiz nuk ka ndërmend ta ndëpres edhe kur të bëhet baba e kjo ka të bëjë me tymosjen e marihuanës. Wiz, këtë gjë e bënë vazhdimisht dhe gjatë një interviste për revistën, “E”, ai ka thënë se do të jetë i kujdesshëm para fëmijës por nuk e ka ndërmend ta ndërpres.

“'Natyrisht që unë nuk do të tymos në prani të bebes, por definitivisht ai do ta dijë se unë tymos . Ai ka për ta ditur dallimin në mes të të qenurit fëmijë dhe mos lejimit të përdorimit të saj, dhe të qenurit i rritur dhe të dish se si ta përdorësh”, ka thënë Wiz, mendimin e të cilit e ka mbështetur edhe modelja, Amber Rose./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›