E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: Vendimi pas dhjete ditesh

Franck Ribery pohoi se shanset e tij për të qëndruar te Bayern Munchen janë 50:50. Francezi, i cili u transferua në vitin 2007 nga Olimpiku i Marsejës te rekordmenët gjermanë, deklaroi se vendimi i tij përfundimtar do të merret pas vetëm dhjetë ditësh.

Gjatë një interviste për faqen gjermane Sport1.de, mesfushori i Kombëtares franceze deklaroi, se Bayern kishte shanse të qarta të fitonte në tri kompeticione.

“Në kampionat dhe në Kupën (e Gjermanisë) ne kemi shanse të mëdha, por edhe në Ligën e Kampioneve ne mund të shkojmë deri në finale të saj. Por, e rëndësishme është që të fitojmë kampionatin. Për klubin, për fansat dhe për ne si skuadër. Ne do të bëjmë gjithçka që ta marrim maksimumin nga ky sezon”.

I pyetur në lidhje me fushatën e Bayer në Champions League, Riberi tha: “Gjatë këtij viti ne kemi pasur vështirësi të mëdha. Para së gjithash në ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Tani varet nga ne për të arritur objektivat e mëdha. Nuk ka dhe shumë ndeshje në këtë sezon. Dhe ne dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha”.

Franck Ribery pranoi se deri tani për të nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga klubet të tjera. “Klube të njohura si Real Madrid, Barcelona dhe gjithashtu Chelsea janë të interesuara për mua, dhe ato duan që unë të luaj për ata. Por, unë besoj, që gjatë ditëve të ardhshme do të vendos se çfarë do vendos për vitin e ardhshëm. Unë shpresoj se do ta bëj këtë gjatë javës së ardhshme ose në dhjetët ditët e ardhshme. Klubi ka besim te mua, edhe unë te ata. Gjithsesi, shanset për të qëndruar te Bajerni janë 50:50”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›