E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, asistencë komisionit hetimor për zgjedhjet

OSBE eshte e gatshme te asistoje komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit nese kjo do t’i kerkohet. Fakti konfirmohet nga i derguari special i kreut te OSBE, zv/ministri i jashtem i Kazakistanit Kostantin Zhigalov i cili pati nje takim me zevendes kryministrin Ilir Meta. Zhigalov vleresoi si shume te rendesishem rikthimin e opozites ne kuvend dhe i kerkoi qeverise qe te vijoje sa me pare me reformat dhe vecanerisht me ate zgjedhore.

“Me ministrin Meta ne diskutuam edhe për situatën politike në vend dhe për këtë duhet të them se OSBE është shumë e kënaqur për rikthimin e PS në parlament. Ne gjtihashtu vlerësojmë edhe angazhimin e dy forcave politike për të ngritur komisionin hetimor për zgjedhjet. Pa dashur të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë unë jam këtu për të shprehur vullnetin e OSBE për të asistuar në punimet e këtij komisioni hetimor. Ne gjithashtu inkurajojmë politikën shqiptare që të vijojë me reformat qe i nevojiten integrimit të vendit dhe vecanërisht mendojmë se është koha të fillojë kryerja e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR” tha Zhigalov.

Nderkohe nga ana e tij zevendes kryeministri Meta u angazhua ne emer te qeverise shqiptare per marredhenie me te ngushta me OSBE-ne dhe konfirmoi edhe njehehere qellimin e qeverise shqiptare per te marre presidencen e ketij organizmi ne vitin 2014.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 mars 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›