John Withers: Shqipëria ndodhet buzë greminës
Ish-ambasadori i SHBA-së, John Withers deklaroi dje në emisionin “Top Story” se “Shqipëria ndodhet në buzë të greminës” referuar zhvillimeve politike në vendin tonë.
Kur u larguat nga Shqipëria ishit i shqetësuar për nivelin e demokracisë në vend, balancimin e pushteteve, korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe në fakt raportet ndërkombëtare kanë treguar atë që ne jemi duke shkuar keq në çështje që lidhen me korrupsionin, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e të shprehurit gjithashtu në nivelin e demokracisë. Kjo ju jep të drejtë juve, por a jeni i kënaqur me këtë?
Jo, nuk besoj që asnjëri i cili e njeh Shqipërinë dhe kujdeset për të do të gëzohej nga zhvillimet më të fundit. Duke parë atë që është duke ndodhur tani, situata është përkeqësuar. Unë mendoj se frika (dhe do ta përdor këtë fjalë frikë), që unë kisha për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi. Presioni mbi to ishte i dukshëm. Tani me zhvillimet e fundit përfshi këtu edhe zgjedhjen e presidentit nga vota njëpartiake duke zgjedhur një person të cilin unë e respektoj shumë si individ pasi e njoh nga koha kur ishte ministër i Brendshëm. Por nuk po merrem këtu me individin Bujar Nishani si njeri, por me rolin e zotit Nishani. Ai është edhe siç premtoi kryeministri një besnik i PD-së. Nuk është aspak gabim të jesh besnik i PD-së, por në klimën dhe rrethanat që kalon Shqipëria sot, a do të demonstrojë z. Nishani se është një njeri i pavarur në ato raste kur do t’i duhet të ngrihet kundra vullnetit të kryeministrit? Jam shumë skeptik se ai do ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik pasi nëse shikoni shumë politikanë shqiptarë besnikëria është, diçka për të cilën kur kryeministri flet për diçka ata veçse e ndjekin nga pas. Ndjesia ime është se në një demokraci merr parësi ndëshkimi: Ai politik dhe moral. Nëse ju nuk keni pikëpamjet personale dhe vullnetin për t’i mbrojtur këto pikëpamje, thjeshtësisht ktheheni në atë që ne e quajmë “YES Man”, njeriu lepe-peqe për gjithçka.
Në çfarë drejtimi na çon një zhvillim i tillë? Drejt çfarë rreziku?
Për momentin kemi situata interesante po aq edhe ironike në rrethana të caktuara. Partitë po tentojnë të heqin imunitetet e zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Unë jam një mbështetës i fuqishëm i kësaj gjëje, për të cilën u përpoqa kur isha ambasador. Arsyeja për këtë është se me pasjen e imunitetit mund të ndodhin shumë gjëra pasi një person mund të kryej diçka, ta fshehë dhe mos të jetë përgjegjës. Prandaj imunitetet duhet të hiqen dhe nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë. Pavarësisht kësaj, vjen ajo që do ta përshkruaj si një rrezik. Në mënyrë që heqja e imuniteteve të jetë në përputhje me shtetin ligjor, duhet të keni gjykata të cilat janë të pavarura nga ndërhyrjet politike. Ju patjetër duhet të keni gjykata që flasin vetëm në emër të ligjit dhe jo për cilindo që është një aktor i fortë politik. Në të kundërtën, gjykatat kthehen në një armë në duart e një partie politike duke realizuar dëshirat e asaj force politike. Kam lexuar një citim të bërë disa ditë më parë nga kryeministri Berisha. Ai sulmonte PS-në për mos votimin më datë 6 Gusht. Dhe çfarë ai deklaronte. Thoshte që të gjithë deputetët e opozitës janë milionerë. Mos vallë është kjo përse kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve duke sulmuar deputetët e PS-së? Pyetja ime për kryeministrin mund të jetë kjo. Tashmë për shtatë vjet ju jeni kryeministër përse ne nuk kemi patur një luftë madhore ndaj korrupsionit gjatë këtyre viteve. Për një moment mund të themi se kjo s’ka ndodhur pasi njerëzit janë me imunitet. Por po ata të cilët janë dyshuar për korrupsion dhe nuk kanë imunitet? Përse ju nuk u morët me ta? Dhe nëse çështjen e imuniteteve e keni sinqerisht a do të jeni ju i gatshëm të merreni edhe me të korruptuarit brenda partisë tuaj të dyshuar për korrupsion? Apo vetëm për deputetët e PS-së? Nëse në këtë deklarim kryeministri është cituar në mënyrë korrekte kjo për mua është shqetësuese. Është ky motivi i vërtetë? Dhe nëse ky është motivi i vërtetë, e gjithë çështja ngre pikëpyetje në lidhje me nevojën imediate që Shqipëria ka për t’u pastruar sa më parë nga korrupsioni. Nëse tentohet një manipulim i korrupsionit, kjo nuk sjell asgjë tjetër përveç zmadhimit të korrupsionit, duke gllabëruar çdo institucion të formuar për të mbrojtur jo të pasurit e korruptuar, por qytetarët e thjeshtë.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)