Greqia bllokon kompanitë shqiptare të autobusëve
ATHINE - Greqia ka vendosur përfundimisht bllokimin e kompanive shqiptare të autobusëve që kalojnë në këtë vend përmes pikës doganore të Kakavijës. Vendimi u paralajmërua pak kohë më parë nga Ministria e Transportit grek. Në 8 qershor të këtij viti, “Gazeta Shqiptare” publikoi vendimin e grekëve për të hequr licencat për 26 kompani shqiptare të transportit të udhëtarëve me pretendimin se kishin probleme me dokumentacionin. Ministria greke e Transportit informoi dje pikën kufitare të Kakavijës me këtë vendim, duke urdhëruar që pas ditës së sotme asnjë autobus i këtyre firmave të mos kalojë në territorin grek.
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, përfaqësuesi i kompanisë “Osumi Travel”, Ali Dyrmishi vë alarmin për atë që ai e quan një “katastrofë”.
Zoti Dyrmishi, çfarë ka ndodhur konkretisht me linjat e transportit të udhëtarëve?
Ajo që ka ndodhur është se Ministria e Transportit të Greqisë ka vendosur një ndërprerje të menjëhershme të punës sonë, nuk e dimë cilat interesa mbrohen në këtë mes, por kemi përshtypjen se këtu bëhet fjalë për të favorizuar konkurrencën, “Ktel”-in e Janinës. Ministria thjesht ka çuar letrën në kufi për bllokimin e kompanive shqiptare dhe kështu ndërpriten të 22 linjat e Kakavijës.
Pse vetëm linjat e Kakavijës?
Linjat e Kapshticës i kanë lënë sepse s’i duket aty nuk preken interesat e dikujt tjetër.
A ju dhanë sqarime përse ka ndodhur ky bllokim?
Ne shkuam në ministri, në Athinë dhe i pyetëm ata pse ndodhi kjo ndalesë? Dhe ata na u përgjigjën se e bëmë pasi partneri juaj grek juaj ka probleme. Puna është se ne mendojmë se ky është një problem i shtetit grek dhe nuk duhet të na prekë neve. Sepse ne jemi kompani shqiptare dhe nuk mund të na penalizojë greku, mund të na penalizojë Ministria e Transporteve e Shqipërisë, por jo e Greqisë.
Ç’keni ndërmend të bëni në këtë situatë?
Bllokimi i të gjitha këtyre kompanive do të thotë në radhë të parë miliona euro të hedhura. Ne kërkojmë nga ministri i Transporteve, Olldashi dhe ambasadori ynë në Greqi që të reagojmë e të marrin masa, sepse ndryshe do të ndodhë katastrofë në Kakavijë. Sepse nuk mund të penalizohen me një vendim të tillë, qindra dhe mijëra familje shqiptare.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)