E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnson është favorit

Banorët e Londrës dolën të enjten në vendvotime, për zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Gjykuar sipas sondazheve, duket se në zyrën e të parit të Londrës nuk do të ndodhë asnjë ndryshim. Udhëheqësi i kryeqytetit britanik, Boris Johnson, me gjasë do të mbetet në postin e tij, edhe pse për kundërkandidat ka veteranin nga radhët e laburistëve, Ken Livingston.

Konservatori Johnson prinë në të gjitha anketat ndaj ish-kryebashkiakut Livingston, që njihet me nofkën e tij "Red Ken" (Keni i Kuq), edhe pse në nivel të shtetit momentalisht në pushtet është partia e qendrës së majtë, Partia Laburiste e kryeministrit Cameroon.

Ndryshe, të enjten ka pasur votime për kryebashkiak edhe në dy qytete të tjera në veri të Britanisë së Madhe, dhe për pushtetet lokale në 180 qytete të ndryshme në Angli, Uells dhe Skoci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›