E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria vazhdon me krime

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka akuzuar Sirinë se ka kryer krime të luftës gjatë muajve të fundit, respektivisht, gjatë periudhës përgatitore për armëpushimin e ndërmjetësuar nga OKB.

Sipas kumtesës së Human Rights Watch, gjatë kësaj periudhe janë vrarë 95 civilë, dhe se ka dyshime që shumica e tyre janë ekzekutuar. Veç kësaj, organizata pohon se, në muajt mars dhe prill në provincën veriore Idlib janë shkatërruar qindra shtëpi, megjithëse asokohe po zhvilloheshin bisedimet me të dërguarin ndërkombëtar, Kofi Annan.

Akuza u bënë pasi raporteve se kryengritësit kanë vrarë 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë, në një pritë të organizuar në provincën veriore Alepo.

Gjithashtu, ka raporte se dy kryengritës të armatosur janë vrarë gjatë konflikteve që ndodhën në atë rast.

Nga ana tjetër, Rusia i ka akuzuar “terroristët” në Siri, se po përpiqen që ta destabilizojnë situatën dhe shkatërrojnë planin e ndërmjetësit Annan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›