Nowitzki: Jemi KFOR, s’na duhen lejet
PRISHTINE - KFOR-i ka larguar barrikadën në Jagnjenicë, tek Zupçi. Trupat e forcave paqeruajtëse fillimisht e kanë siguruar barrikadën me këmbësori, e pastaj me tanke inxhinierie kanë larguar makinat përreth. Në terren momentalisht janë cisternat me ujë, të gatshme për veprim në rast të reagimit të dhunshëm të serbëve.
“KFOR-i po vazhdon me largimin e barrikadave”,- deklaroi zëdhënësi Uëe Nowitzki, i cili theksoi se në sasi të vogla ka përdorur gazin lotsjellës, pas sulmeve të serbëve.
“Nuk kemi raporte për lëndime. Ne jemi KFOR dhe nuk na duhet kurrëfarë leje për largim të barrikadave, sepse detyra jonë parësore është sigurimi i lëvizjes së lirë.”,- u shpreh Nowitzki.
(er.nu/tg/BalkanWeb)