E Diel, 1 Nëntor 2026

Jolie dhe Pitt padisin “News of the World”

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë lëshuar një deklaratë ku paditet një gazetë britanike.

Çifti ka lëshuar këtë deklaratë kundër gazetës “News of the World” – e cila së fundmi raportoj që çifti i aktorëve të Hollywood’it kanë biseduar me avokatët për ndarjen e pasurisë – përderisa ata insistojnë se nuk janë në proces të ndarjes.

Avokati i çiftit Brangelina, Keith Schilling, i ka thënë revistës “People” që çifti ka filluar procedurat kundër tabloidit duke akuzuar atë për “deklarata të pavërteta për marrëdhënien e çiftit”.

“Ne mund të konfirmojnë pa ekuivokë që News of the World ka bërë deklarata fallce dhe të pavërteta”, tha Schilling në një deklaratë për media.

Sipas Shchilling, Sorrell Trope, i cili ishte identifikuar me emër në këtë raport si një avokat që prezanton çiftin ka pranuar në një deklaratë se “ai nuk ka kontaktuar me gazetës...dhe nuk ka folur më askënd për Angelina Jolie apo Brad Pitt”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›