E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canalis “e dërrmuar” nga dashuria e Clooneyt

Elisabetta Canalis ka deklaruar që ndonjëherë është e lodhshme të jesh e dashura e George Clooneyt. Aktorja italiane 31-vjeçare, e cila është në lidhje gati 1 vit me Clooneyn deklaroi qe ndonjëherë inatoset me sjelljen xheloze të femrave tjera që pëlqejnë aktorin e njohur.
Canalis tha për revistën Vanity Fair se janë disa njerëz që nuk duan ta shohin të lumtur. “Ndonjëherë ndihem e pasigurt, por nëse të dashurojnë atëherë gjithmonë ndihesh shumë mirë. George më bën të sigurt gjatë gjithë kohës. Ai është shumë i afërt. Ndihem e përqafuar si asnjëherë më parë. George ka rikthyer ngjyrën në jetën time. Ndihem si të isha 18-vjeçare përsëri!”, tha ajo.
“Unë i njoh disa femra, femra të profilit të lartë, të cilat kanë hequr fotografinë e tij nga desktopi i kompjuterit. Ndoshta nuk duhet të stresohem për këtë gjë. Edhe pse mënyra më e mirë të përballesh me këtë zili është të jesh e lumtur, por thjesht ato nuk duan të falin”, tha canalis.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›