E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi: Jam i aftë të improvizoj

01/05/10 13:53

Jona, Domi, Seldi e Kika qëndrojnë në dhomë duke u përgatitur për provën e javës, pasi Seldi i kërkon Kikës që ta ndihmojë. Seldi u shpjegon atyre se ka menduar të bëjë një lloj emisioni ku të ketë të ftuar ish-konkurentët e Big Brother, por Seldi do të sillet sikur nuk njeh asnjërin prej tyre dhe herë pas here do të ngatërrojë emrat dhe ngjarjet që kanë lidhje me to. Seldi i thotë Domit se do ta thërrasë me emrin e ndonjë vajze nga ato që kanë dalë dhe ajo e pyet se me kë mund ta krahasojë. Seldi shprehet se mund ta thërrasë Pamela dhe ajo pranon. Më tej Kika dhe Seldi fillojnë provat dhe flasin me vajzat duke e ndryshuar zërin dhe Seldi prezanton të ftuarat duke e quajtur Domin Mimoza e BB1. Ajo qesh dhe fillon të flasë e Seldi i thotë se ajo e paska ndryshuar shumë gjuhën dhe mënyrën e të folurit. Seldi nuk qëndron më tepër duke u ushtruar, por i hidhet Domit duke e puthur e duke e përqafuar. Kika i thotë Seldit që të vazhdojnë provat, por Seldi përgjigjet se ai nuk ka nevojë për prova pasi mund të improvizojë lehtë dhe gjatë spektaklit.
Në të njëjtën kohë Klodi është në kuzhinë duke pastruar, e më të bashkohet dhe Kika, i cili merr përsipër të gatuajë dhe pyet djemtë se çfarë preferancash kanë sot.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›