Jones: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, prioritet i SHBA
Prishtinë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklarojnë se bisedimet midis Athinës dhe Shkupit, duhet të kufizohen vetëm në çështjen e emrit. "Në këtë fazë të bisedimeve duhet të koncentrohemi në çështjen e emrit dhe të arrijmë përparim. Bisedimet mund të sjellin më shumë rezultate nëse nuk do të kishte disa çështje të tjera anësore", theksoi Zëvendës-ndihmësi Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë, Stjuart Jones.
Një intervistë për gazetën greke “Katimerini”, diplomati Jones ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO akoma mbetet prioritet i SHBA-ve. "Athina dhe Shkupi duhet të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje me ndërmjetësim të Metju Nimicit, për shkak se pas zgjedhjeve ka shansa për përparim. U bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë maksimalisht fleksibilitet, me qëllim që çështje e emrit të mbetet e kaluar dhe Maqedonia ta marrë vendin e merituar në NATO", deklaroi Jones për gazetën greke.